Xhaferri: FMN dhe DASH ngrenë alarmin për pastrimin e parave në ndërtim, BSH i del në krah qeverisë!

0
92

Nga Besart Xhaferri/

Fondi Monetar Ndërkombëtar pak ditë më parë evidentonte në një raport të tij se forcimi i lekut nuk shpjegohet me faktorët ekonomike, duke u shprehur qartë se paratë e krimit po pastrohen në ndërtim dhe po kriminalizojnë ekonominë.

Pak ditë pas këtij raporti edhe DASH ngrinte alarmin se bosët e narkotrafikut ndërkombëtar, në Shqipëri janë kthyer në investitor strategjik me bekimin e qeverisë.

Pavarësisht këtyre raporteve dramatike për ata që njohin ekonominë, Banka e Shqipërisë i del në krah qeverisë për të mbrojtur flluskën në sektorin e ndërtimeve duke pretenduar se 1/3 e apartamenteve në Tiranë dhe bregdet janë blerë nga të huajt.

Sektori i ndërtimit do kthehet në një piramidë, teksa koston më të rëndë aktualisht po e paguajnë të rinjtë shqiptar, që u duhen nga 30 deri në 50 vite punë për të blerë një apartament, ndonëse vetëm në kryeqytet zyrtarisht janë bosh 50 mijë apartamente.

Shteti duhet të mbrojë qytetarin përballë kësaj zhvatjeje, por në vend të kësaj është bërë palë me krimin!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here