“PD është partia më e lirë, këta të tjerët grinden për like”, Alizoti: Berishën dil e sfidoje po deshe kryesimin e partisë

0
150

Deputet Tomorr Alizoti, i ftuar në Top Story, e cilësoi Partinë Demokratike si partinë më të lirë në Shqipëri, ndërsa tha se sipas tij, Berisha ikën nga pushteti vetëm nëse dikush brenda partisë e sfidon.

Alizoti: Unë vij nga lindja, ku u prodhua një enverist. PD është partia më e lirë në Shqipëri, se partia tjetër i merr nën hetim pse nuk i kanë bërë like.

Robert Rakipllari: Një parti e lirë po pa të ardhme. Sot kishim këtë ngjarje që bënë një akt politik dhe erdhën aty ku e kishin lënë dhe bënë mirë që erdhën, por problemi është që ardhja e tyre a e zgjidh problemin, që kryetari i indinjuar është nën grata.

Alizoti: Unë besoj të realiteti politik, Berisha nuk vendosi për t’u tërhequr, por unë mendoj që duhet ta jepte

Alizoti: Të thuash sot pas 30 vjetësh, njerëzit që ishin ministra dhe që rregulluan jetën e tyre e të thonë që Berisha ishte pjesë e partisë së punës, kjo është pa moral. Nuk është faj i i Berishës është faji i këtyre të rinjve që nuk prodhuan diçka tjetër më shumë se Berisha. Në këtë lojë të madhe politike, askush nuk arriti ta sfidojë.

Rakipllari: Ai nuk iku asnjëherë

Alizoti: Ore dil sfidoje, nuk ikin këta. Në realitetin politik ikën nëse dikush e mund në garë Berishën, brenda partisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here