Shqipëria e mbushur me skllevër shqipfolës, nuk i duhet askujt si partnere

0
148

Nga Basir Çollaku/

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka vite e renditur në tre vendet e para, për trafik droge, pastrim parash e krim të organizuar, duke zgjeruar frikshëm terren ndërkombëtar.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka asgjësuar balancën e pushteteve, përjashtuar opozitën me rregullore nga Parlamenti, duke shprishur demokracinë

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është bërë magazinë refugjatësh, ujgurësh, muxhahedinësh, afganësh, bangladeshas, afrikanësh.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, arriti të fusë kriminelë e të dënuar, në Parlament, Bashki, qeverisje. Sot ata qeverisin bashkë çdo centimetër e çdo qindarkë.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës eshtë boshatisur nga shqiptarët, më shumë se pas pushtimit turk, pas vdekjes së Skënderbeut, duke e kthyer vendin në një azil të moshuarish pa rini.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës nuk zbaton asnjë vendim gjykate, duke përfshirë ato të Gjykatës Kushtetuese, apo të atyre ndërkombëtare

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ai mundësoi Mafias bashkëqeverisjen, duke qenë aksionerë në çdo institucion.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës nisi reformë në drejtësi dhe kriminalizoi drejtësinë ku plot emra nga drejtësia e re, prokurorë e gjyqtarë të çdo niveli janë kuvendues e punë mbarues të bandave mafioze

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është destinacion e strehë keqbërësish, parajsë ndërkombëtarësh ku sajdisen me orgjira e financa të zeza.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës emërton vëllezër serbët e komshi shqiptarët. Duke keqësuar marrëdhëniet me vëllezër gjaku, shqiptarët e e Kosovës tej çdo marrëzie.

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës është e plaçkitur barbarisht, nga të gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore, duke bërë ujdi për fundshpinën e fundxhepat e Ramës, si dhe oborrtarëve të tij vendas e të huaj

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka Kryeministër një individ që urren shtetasit e tij, urren Shqipërinë, por përkulet si vemje para Aleks Sorosit

Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, ka zyrtarë hajdutë, e qytetarë skllevër, që kanë këmbyer stomakun me lirinë.

Ata që e mbështesin dhe punojnë për të, e nën të, kanë interesa jo shqiptare…Kushdoqofshin.

Shqipëria e TiRamës e mbushur me skllevër, me mendjen te stomaku, nuk i duhet askujt për partnere.

Demokracia e asgjësuar e zëvendësuar me të shkuarën e qoftëlargut, nuk rikthehet me lutje..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here