Qeveria fshehu raportin e UNESCO/ Zhupa: E bënë se ishte kundër tyre, tregonte sesi është cënuar Butrinti

0
68

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka treguar sesi qeveria i kërkoi UNESCO-s të mos publikonte raportin për Butrimtin.

 

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Zhupa theksoi se ky raport u tentua  të fshihej sepse ishte një raport kundër qeverisë.

“Arsyeja pse u fsheh raporti është pikërisht ajo që ka dalë e që në ditët në vijim do të nxjerrë edhe fakte të tjera. Është fakti që është një raport kundër qeverisë, kundër fondacionit dhe në momentin që ne nuk e kishim këtë raport, prap ishim të bindur që ishte kundër qeverisë, kundër koncensionarit  sepse ndryshe ata do e kishin publikuar, do e kishin sjellë në gjykatën kushtetuese.

Raporti është në anglisht. Është 90 faqe raport i cili vërteton çdo fjalë që është thënë në inderpelancë nga unë, në përballjet me ministren, në letrën drejtuar presidentit Meta. Konkret, të njëjtat shqetësime dhe jep të njëjtat rreziqe.

Atje ngrihen shqetësime themelore sesi nuk duhet të jepet një fondacion, sesi nuk garanton fondacioni menazhimin e intergruar të Butrintit, sesi nuk duhet ndarë Butrinti në zona siç e ndanë këta duke e dhënë me koncension vetëm zonën e biletave, sesi Butrinti është cënuar duke i hequr 600 hektarë me një vendimmarrje  që i ka hapur rrugë ndërtimit të resorteve nga pjesët që kanë qënë dikur të parkut të Butrintit”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here