Paloka: Protesta e 20 shkurtit, një nga kulmet e aksionit opozitar

0
82

Deputeti demokrat Edi Paloka e sheh protestën e 20 shkurtit si një nga kulmet e aksionit opozitar.

Duke folur për “MCN Live”, Paloka tha se aksioni opozitar do të jetë i larmishëm dhe se nuk mund të quhet vetëm ajo që është bërë në parlament, pasi aty protestojnë për të marrë ato të drejta që iu janë marrë kohët e fundit.

“Ne e dimë që nuk rrëzohet Rama, pse ne mblidhemi te rrugica e Berishës, ajo që quhet ‘Rruga e shpresës’. Pjesa e organizimit që i përket strukturës do të përfshijë gjithë deputetët e grupit që do të shpërndahemi sipas zonave të caktuara. Ne do të përqendrohemi kryesisht në të gjithë Shqipërinë dhe mbi të gjitha në zonat më determinonte për Shqipërinë. Është dita kur do përmbysen simbolet e diktaturës. Për ne është qartazi që jemi rikthyer në një regjim diktatorial, qytetarët duhet të çohen. Gjithë ky reagim i qytetarëve, kudo që janë, le të shprehet atë ditë, të paktën me prani në atë protestë. Unë e shoh që edhe frika ka zënë vend me këtë diktaturë. Kjo nuk është protestë as e PD, as e opozitës, nuk është e jona, por e të gjithëve ne. Berisha është sot lideri i opozitës i arrestuar. Nuk është Berisha një individ. Nëse do ishte një individ i mbajtur në arrest shtëpie do ishte çështje krejt tjetër. Është evidente që opozita është izoluar si lideri i opozitës. Berishën nuk e zëvendëson asnjë, ne në këtë protestë do të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk jemi për protesta të dhunshme, ne gjithë betejën do e bëjmë që qytetarët ta shprehin revoltën e tyre me praninë në protestë. Siç ka thënë Berisha populli i mirë të drejton”, tha Paloka.

“Qëllimi ynë është tek numri i qytetarëve që duhet të jenë të pranishëm me çdo mënyrë në 20 shkurt, për të treguar që nuk janë dakord me këtë qeveri. Del ish-zëvendëskryeministri dhe shuhet çdo deklaratë e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë. Po të ndodhte në ndonjë vend tjetër të botës do ishte bërë hataja. Pikërisht ditën kur u arrestua Berisha, Basha doli dhe tha një të vërtetë, atij kur kanë përjashtuar Berishën, i dhanë një ultimatum ose Berisha del nga politika, ose ne do t’i bëjmë atij çfarë të mundemi. Është qartazi një hap politik. Nëse Berisha do të dilte me qetësi, s’do të kishte ndodhur asgjë nga këto. Unë kam një pyetje për Bashën, kush ta bëri kërcënimin, Rama, apo nëpërmjet Yuri Kim. Bashkimi i Bardhit pas kthimit nga SHBA në rrugicën e protestës, ishte normal. Në diskutimin që është bërë edhe me Gabriel Eskobar në SHBA ka pasur një moment që ai ka thënë se ne nuk jemi kundërshtar të PD dhe opozitës, ne thjesht kemi atë problemin me Berishën që ata e quajnë çështje teknike, politike. Kanë qenë 10 veta aty dhe të Partisë Socialiste. Në atë diskutim kur Eksobar ka thënë se nuk e kemi me opozitën por me Berishën. I është thënë jo vetëm nga opozitarët por dhe nga socialistët, që opozita është Sali Berisha. Pse erdhi Bardhi? Bardhi do të vinte aty, por edhe çdo deputet i PD në të gjithë Shqipërinë. Bardhi dhe gjithë deputetët e PD duhet të jenë tek ata që i kanë votuar”, shtoi.

“Përderisa njerëzit janë te Sali Berisha, më duket jashtë logjike të shkosh te vendi i Berishës dhe t’ia marrësh. Vendin e Sali Berishës si kryetar i PD, mund ta zërë kushdo që do konkurrojë nesër apo në momentin e duhur dhe mund ta mundë. Mund të jetë Bardhi, mund të jem unë, mund të jetë kushdo tjetër. Nëse e shihni si taktikë për postin e kryetarit, nuk mendoj se është kjo. Bashën nuk e konsideroj opozitë, është bërë pjesë e Ramës. Lulzim Basha është i marrë peng dhe nuk ka gjë më të keqe se të jesh i marrë peng”, tha Paloka më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here