Trupi i Arben Leshit ende në morg, Prokuroria e Elbasanit nuk lejon varrosjen e tij: Kontaktoni çdo familjar

0
101

Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkoi disa ditë më parë prokurorisë së Elbasanit leje për të varrosur Arben Lleshin të dënuarin me burgim të përjetshëm, i cili u ekzekutua nga në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Duke qenëse asnjë familjar nuk është paraqitur për të marrë trupin e pajetë dhe për ta varrosur IML iu drejtua prokurorisë që t’i jepte aprovimin që varrimi të bëhej prej saj. Por Prokuroria e Elbasanit nuk e ka aprovuar kërkesën pa iu krijuar bindja se asnjë prej familjarëve nuk ka shfaqur interes. Prokuroria kërkon që famijarët e tij të arsyetojnë faktin se pse ata nuk mund të bëjnë varrimin.

Lleshi u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023 nga Sokol Mjacaj. Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë porositja nga jashtë për motive hakmarrjeje. Mjacaj ka vijuar t’i qëndrojë deklarimeve të mëhershme duke mos pranuar të flasë për bashkëpunëtor apo porositës nëse ka patur të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here