Sondazhi: Korrupsioni problem serioz në Shqipëri

0
81

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për sondazhin e realizuar nga qendra stusimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin.

Afro 86 pë qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

 

“Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend.

 

E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend”, tha Paul McCarthy, drejtori i IRI-i për Europën në deklaratën për shtypin.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here