‘Projekte vetëm në 3D të Ramës, si vizione të Mbretit lakuriq’

0
116

Nga Tritan Shehu

 

 

Dëgjova Kryeministrin, që shpallte projekte madhore për vitin tjetër, tunele, rrugë, aeroporte, etj, mund të ishte dhe Tuneli i Otrantos ndër ato, se në fund të fundit janë vetëm në 3D!

M’u kujtuan premtimet për qarkun e Gjirokastrës, në fakt të përsëritura çdo vit prej 2014-tës, por të mbetura në 3D. 

M’u kujtuan diskutimet për aeroportin e Gjirokastrës, që as në 3D nuk e ka hedhur akoma, ndërsa premton të tilla plot diku tjetër.

Foli për të tjera “dhurata” ndaj “popullit të tij”, por mjafton të vijë në atë qark dhe të shohë se si po tkurret Universiteti i Gjirokastrës, një vlerë e madhe ky për të gjithë Shqipërinë, si u mbyllën spitalet e Përmetit e Tepelenës e po atrofizohet ai i Gjirokastrës, si po degradon bujqësia, bizneset e po varfërohen, ngelin pa punë e pa shpresë njerëzit.

Kjo është tabloja në këtë fundviti e atij qarku, qytetesh në rrënim e braktisje, e banorëve të tij të mrekullueshëm që veçse po largohen nga sytë- këmbët, pavarësisht nga premtimet qeveritare të bëra në çdo prag Viti të Ri, por, të trumbetuara vetëm në 3D nga Kryeministri, që siç duket ka vizionet e “Mbretit Lakuriq” në përrallën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here