“Masakrohet” Majko nga komentuesit pas mesazhit të koduar për Kosovën/ “E shite Kosovën për pushtet”!

0
117

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, postoi një mesazh në Facebook, duke uruar festat për shqiptarët.

“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!… 

Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime! Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!” shkruan Majko. 

Por komentuesit e shumtë, sidomos ata nga Kosova, i janë kundërvënë atij.

“Kemi pritur që të jeni i pari që do i kundërvihet kësaj mizorie ndaj Kosovës,” shkruan Gani Osmani.

Bejtush Ibrahimi thotë se ai po hesht përballë një të droguari si Edi Rama, i cili po luan me fatin e shqiptarëve.

Erton Gashi thotë se janë të zhgënjyer nga heshtja e tij.

“Nuk duam urime, pse u zgjuat nga heshtja e pritët festën sa për të uruar sikurse nuk ka ndodhur asgjë,” shkruan Arsim Gerxhaliu.

“Nuk mbrohet Kosova me një status në FB,” thotë Jetmir Krasniqi.

“E shitët Kosovën për pushtet zoti Majko,” shkruan Sotir Duka.

Kurse Zoton Vula i thotë se “qëndrimi në krah të Ramës, nuk i bën nder”.

“Ishe kryeministri i luftës, sot nuk je as i paqes. Mbylle karrierën me dinjitet duke spastruar këtë klasë kriminelësh që drejtojnë qeverinë e partisë tënde”, shkruan Ardit Sina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here