“Rama po përdor një grup deputetësh demokratë”, Salianji tregon ‘hilenë’ e propozimit të Lulzim Bashës për reformën zgjedhore

0
86

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, zbuloi atë që ai e quan hile të propozimeve të Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

 

“E vetmja gjë që është për të ardhur keq është përdorimi që po u bën Edi Rama të një pjese të deputetëve të dalë nga votat e demokratëve për të krijuar perceptimin që këtu ka një problem tek opozita. Duket qartë që është një teatër. Në momentin që po shikon se po krijohet një ortek opozitar, Edi Rama nxjerr disa nga këta, Lulin se të tjerëve nuk u vë faj, i nxjerr për t’i barrikaduar dhe për të krijuar përplasje sikur këtu ka një problem mes opozitës. Nëse ai është me qeverinë duhet të vazhdojë dhe të shkojë në punë të vet.

Të gjitha ambasadat kanë kërkuar që të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Këta kanë bërë një propozim hipokrit. Unë jam për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por ajo që është e domosdoshme që të mos ketë prim. Këtu është hileja që partia që del e para të marrë bonus 20 deputetë dhe të kthejë koalicionet zgjedhore.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here