“Edvin Kristaq helmi”, “made in Serbia”. Berisha publikon foton epike!!!

0
135

Liderët e opozitës nuk kanë ngurruar ta akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po kryen “krim ndaj popullit të tij”.

Disa e quajnë gaz lotsjellës, ndërsa të tjerë përdorin terma pezhorative si “gaz kimik” apo “lëndë kimike” për tymin e përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit e opozitës.

Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka vendosur ta paraqesë Ramën në një montazh, si përbindësh që lëshon nga goja gaz jeshil, ndërsa në ballë ka flamurin serb, kjo ndoshta për faktin se gazi që u përdor në protestë ishte “made in Serbia”. “Edvin Kristaq Helmi”, e quan Berisha i dalluar për nofkat që iu vendos kundërshtarëve të tij politikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here