Nesër në SHBA përfundojnë fushata dhe votimet për të zgjedhur presidentin e ri të SHBA-ve!

0
95

Nga Enver Bytyci

Preferenca ime kalon përmes dilemës “E mira më e madhe për SHBA-në dhe botën”, apo “e mira më e madhe për Kosovën dhe shqiptarët”?! Pa asnjë dyshim që Donald Trump përfaqëson linjën më të mirë në raport me kërcënimin serioz tëtë ashtuquajturit Komitet i Errësirës, i cili dëshiron një botë globale nën kontrollin e tij. Joe Biden nuk është shprehur kundër këtij kërcënimi, ku bën pjesë edhe Covid-19. Ndërsa Donald Trump është kategorisht kundër kësaj diktature globale. Ky është avantazh i mjaftueshëm për të brohorit për zgjedhjen e Trump si president i SHBA-së.

Nga ana tjetër, duket se administrata Trump ka një qasje jo valide, jo të drejtë dhe jo të favorshme për shqiptarët në zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që Joe Biden është më i vendosur për të mbrojtur trashëgiminë S. Bush-Clinton-W. Bush për Kosovën.

Unë u përkas atyre që mbrojnë parimin e Trump “E para është Shqipëria dhe Kosova”! Pastaj vjen bota globale. Trump thotë “E para është Amerika”! Ndaj në këtë rast kam zgjedhur të preferoj Joe Biden si president të SHBA-ve! Trump dhe administrata e tij edhe në fushatë u mbështetën më shumë te lobi serb në SHBA dhe më pak te komuniteti i shqiptarëve! Edhe kjo do të thotë shumë, ndaj dhe interesi ynë është më shumë Shqipëria dhe Kosova, sesa hallet globale të planetit! Jemi shumë të vegjël për t’u kujdesur për çeshtje globale!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here