Frika nga studentët…

0
112

Nga Luçiano Boçi

Hyrja në muajt zgjedhorë dhe sondazhet kanë trembur keqazi qeverinë dhe ka nxitur Ramën të zbatojë bllokimin e grumbullimeve.
Frika më e madhe, Ramës i vjen mga studentët dhe tmerri i tij, nga Dhjetori i fundit është i madh.
Me mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë përgjatë kësaj kohe, ai ka dëshmuar se nuk i plas fare për shëndetin e njerëzve, por vetëm për shëndetin e karriges së tij.
Mbyllja e Universiteteve nuk është aspak një masë anti-covid, është thjesht dhe vetëm një masë anti-protestë. Një frikë e shkruar në letër.
Rastet sporadike tek të rinjtë dhe stafet akademike, e dëshmojnë një gjë të tillë.
Midis tyre nuk ka alarm, pavarësisht intensifikimit të pandemisë dhe pavarësisht se kontaktet midis tyre gjatë kësaj kohe kanë qenë frekuente.
Por për frikën e Ramës më mirë të rrinë “top e turmë” në kafe, pa maska dhe pa dije, se sa në auditore me masa dhe me maska.
Për Ramën më prioritet ka pirja e kafesë, se sa marrja e dijes.
Nuk është çudi që ta na i kthejë universitetet publike, duke i mbyllur degët e duke i bllokuar, në kafene gjigande nga ku gjerbet kafe turke, me llogje diktature e gallata inceneratorësh.
Zhgënjimi i studentëve ka arritur kulmin dhe shpërthimi i tyre është i pritshëm.
Pothuaj asnjë prej kërkesave të tyre nuk është plotësuar, ndërsa në Universitete mungojnë kushtet minimale si për mësim në auditore, ashtu dhe online. Nuk kanë as kartë studentore, as tarifa të ulura, as mbështetjen e duhur dhe të domosdoshme dhe as përfaqësimin e kërkuar.
Asnjë kod zgjedhor i deformuar dhe asnjë mbyllje e deformuar e Universiteteve, nuk e ndal zemërimin e tyre anti-qeveritar.
Nëntori hyri, dhjetori i fundit po troket, prilli nëshkruan kapitullimin e së keqes të bërë mal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here