Berisha: Te Ekoparku, Rama bëri pjesë dhe Bashën

0
59

Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza direkte ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me aferen e Ekoparkut në Durrës. Ahmetaj zbuloi se një person i afërt I kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti I cili u hartia perpara se të shpallej nga qeveria. Nga dokumentet e publikauara në media rezulton se e përfshirë në projektin 19 milionë euro, ku 13 milionë euro janë zhdukur pa destinacion, është Rea Xhillari, thjeshtra e kryeministrit, e cila është hartuesja e projektit.

Lidhur me këto deklarata, foli këtë të premte Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij.

Ai u shpreh se Ekoparku bashkon në një, Edi Ramën, thjeshtrën e tij dhe Luzim Bashën.

“Arben Ahmetaj foli. Ata të cilët, sepse të shumtit u tronditën, por ndonjë i porositur nga Edi Rama dhe Lul Brava thanë nuk na nxori dokumente, ata nuk kanë sy për të parë dokumente. Unë edhe mbrëmë këtu para jush paraqita me data, fakte, dokumente, Porto Romanon. Porto Romano ku shkrihen, bashkohen në një, Edi Rama si njerku i artë, thjeshtra e lumtur me projektin për Porto Romanon, Lul Brava me Viktoria Investin, Edi Rama me Dimajan. Pra Arben Ahmetaj nuk bëri gjë tjetër veç se konfirmoi atë që unë paraqita para jush, një nga aktet më të shëmtuara të vjedhjes së paskrupullt në të cilën një tenderim me 19 milionë i anuluar një herë dhe i përsëritur me 19 milionë për ti marrë kompania Viktoria Invest dhe Dimaja, kompania Rama-Brava”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here