Shtyhet seanca për Berishën/ Gjokutaj: Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit

0
76

GJKKO ka shtyrë në datën 8 shkurt seancën për kryedemokratin Sali Berisha. Avokatët mbrojtës ankimuan vendimin e SPAK i cili nuk lejoi që Berisha të merrte pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se qëllimi kryesor është djegia e mandatit të deputeti. Ai shtoi se sot është dorëzuar për herë të katërt edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“U shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës. Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit. Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës”, deklaroi Gjokutaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here