Dorëzohet Presidenti i Kirgistanit, jep dorëheqjen pas protestave masive kundër rezultatit të zgjedhjeve

0
80

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, që u siguruan fitore partive politike të lidhura me të dhe qeverinë e tij.

Në një deklaratë më 15 tetor, Jeenbekov tha se ai vendosi të japë dorëheqjen sepse, siç tha, paqja dhe uniteti në vend është më i rëndësishëm se çdo post.

Jeenbekov tha se pavarësisht miratimit të tij të vendimit të parlamentit, një ditë më parë, për të zgjedhur, Sadyr Japarov, si kryeministrin e ri të vendit “situata agresive nuk u zhduk dhe thirrjet për dorëheqjen time vazhduan”.

Jeenbekov gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të Japarovit dhe figurave të tjera politike të ndalojnë tubimet e vazhdueshme.

Konfirmimi i Japarovit si kryeministër e shtyu Kirgizinë drejt zgjidhjes së krizës së shkaktuar nga demonstratat mbi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 4 tetorit.

Kjo është hera e tretë në 15 vjet që nga protestat rrëzohet një president në ish-republikën sovjetike të Azisë Qendrore.

/REL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here