Ish shefit të operacionales Oltion Bistri i sekuestrohen 1 milionë euro

0
91

Me urdhër të SPAK janë sekuestruar pasuritë e ish-shefit të operacionales, Oltion Bistri. Pasuritë e sekuestruara arrijnë vlerën e 1 milionë eurove.

Bistri u arrestua me urdhër të SPAK më 27 korrik 2023. Katër ditë para arrestimit ai ishte shkarkuar nga detyra.

Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, në shkurtin e vitit 2022.

 

Menjëherë pas lirimit nga detyra si shef i Operacionales, ishte emëruar specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, sektor i ri pas ndryshimeve në strukturën e Drejtorisë së Krimeve.

 

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve u nda në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

 

Bistri u arrestua pas përgjimeve në aplikacionin “SKY”  i cili përdorej nga biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale në Shqipëri, për të mos u përgjuar.

 

Falë partnerëve francezë u bë i mundur çkodimi i këtij aplikacioni që çoi në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-nëndrejtorin e Policisë Oltion Bistri, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here