E Fundit/ Prangosen protestues të opozitës! Një në pranga, 8 të proceduar e 4 në kërkim

0
97

Janë proceduar në gjendje të lirë tetë persona dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka arrestuar Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, i cili akuzohet për kundërshtim ndaj forcave të  policisë dhe prishje të rendit publik.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas gjatë protestës ka kryer  veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë. Veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe  4 shtetas  të tjerë për veprat penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”,  “Prishja e qetësisë publike”  dhe  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive””, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here