”Hajde vëllai, qarkullo tani”/ Plas debati mes Fationit dhe Meritonit: Nuk më trajton njeri mua si plehrë

0
110

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Meriton Mjekiqit dhe Fation Kuqarit, pas një situate tensioni mes këtij të fundit dhe Gazmend Ujkashit.

Meritoni i ka kërkuar të tregojë respekt për Gazin pasi është më i madh në moshë, ndërsa Fationi e ka kundërshtuar duke i thënë se do të sillet siç e meritojnë në momentin që tentojnë ta trajtojnë si plehrë.

Pjesë nga diskutimi:

Fationi: Mos më bëni viktimën, hajde qarkulloni andej

Meritoni: Nuk e lejoj

Fationi: Moshën doni ta cilësoni ju tani, sa e respektoj për moshën unë atë, nuk e respekton asnjë nga ju

Meritoni: Vetëm se nuk ka reaguar ekipi i tij kur të ka parë ty

Fationi: Duhet të reagonte ai kur ma bëri atë

Meritoni: Të ka parë ty ku e gjuan ashtu

Fationi: Hajde vëllai, qarkullo tani

Meritoni: Ai 60 vjeç

Fationi: Hajde tani… o ti djali

Meritoni: Ka të bëjë me veprimin

Fationi: Të provokojë njeri katër herë ty? Të ta hedhë si plehrë dhe çfarë do bësh ti

Meritoni: Kurrë në jetën tënde, të shoh unë, dhe ti të bësh atë veprim…

Fationi: Unë bëj çfarë të më dojë qejfi mua. Si e ke emrin ti? Ti e ke Meriton, unë Fation dhe mbaj përgjegjësi për gjërat e mia. Unë respektoj veten dhe mua nuk më trajton njeri si plehrë

Meritoni: Unë veprimin tënd nuk e justifikoj

Fationi: Nëse ai ma ka hedhur ashtu, ti do më kërkosh falje?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here