Ismail Kadare feston sot ditëlindjen

0
163

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 88 vite jetë. Shkrimtari me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës lindi më 28 janar të vitit 1936, në Gjirokastër.

Ditëlindja e Kadaresë është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Vepra poetike e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si “Dimri i Vetmisë së Madhe”, “Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Përbindëshi”, “Nata me hënë”, e shumë të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here