28 Nëntori, Nishani: Të mos jemi peng i të shkuarës komuniste

0
170

Presidentit Bujar Nishani, gjatë pritjes së organizuar në Pallatin e Brigadave për festën e 28 Nëntorit, u ka bërë thirrje palëve që të mos mbeten peng të së shkuarës dhe historisë ideologjike komuniste në lidhje me figurën e mbretit Zog.

“Nder përjetë atit themelues, nder përjetë rilindësve të mëdhenj të kombit. Nderë përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasin kurse zë fill jetë, kthimin në familjen evropiane.

Do të na mbetet peng në ndërgjegje nëse sonte vëmendjen nuk e kthejmë me mirënjohje ndaj Vilhem Vidit, princit evropian të shqiptarëve. Po ashtu do të mbeteshim peng të historisë ideologjizuar komuniste nëse nuk e kthejmë edhe formalisht mbretin Zog, këtë burrë të ndritur të kombit shqiptar, shtet ormues e konsolidues të tij, atdhetar e politikan të klasit të lartë në panteonin e vlerave të ndritura kombit. Nderë përjetë kujtimit të tyre.’, tha Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here