Eduard Sharka: TVSH-ja e lartë e papërballueshme për sektorin e bujqësisë. Shumë shpejt i gjithë prodhimi do vijë nga importi

0
89

Drejtues i Departamentit të Mjedisit, Eduard Sharka në një takim me sektorin e bujqësis është shprehur se ligji i TVSH-s është një gafë e madhe e Ministrisë së Financave, por në momentin që është reklamuar ky shtrembërim i frymës së ligjit, kjo shkelje i parimit të ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës, sepse në momentin që shkel barazinë, taksimin e drejtë dhe të ndershëm, ke shkelur një parim të Kushtetues.

Deklarata:

Drejtues i Departamentit të Mjedisit, Eduard Sharka

Përshëndetje!

Prof. Gjoka bëri një rezyme të politikave armiqësore do t’i quaja. Unë nuk jam partizan në termat ekstrem, por në politikat e zbatuara nga kjo qeveri në bujqësi, e them me bindje që janë politika armiqësore për pasojë që kanë shkaktuar në sektorin e bujqësisë.

Do ta nisja me ligjin për TVSH. Unë e quaj gafë, është një gafë e madhe e Ministrisë së Financave, por në momentin që është reklamuar ky shtrembërim i frymës së ligjit, kjo shkelje i parimit të ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës, sepse në momentin që shkel barazinë, taksimin e drejtë dhe të ndershëm, ke shkelur një parim të Kushtetues. Dhe fakt, kjo gafë e shkakton këtë.

Po thosha në momentin që është reklamuar dhe nuk mka mbajtur një qendrim qeveria dhe Ministria e Financave, nuk është më gafë, por është një faj, është një politikë armiqësore sepse shkakton pasoja katastrofike në sektorin e bujqësisë.

Sot tregtarët shqiptarë dhe agropërpunuesit, që nga përpunuesit e fruta-perimeve dhe të bulmetit, në rast se do të blejmë te fermerët që janë të pajisur me NIPT, që janë 96 mijë, kur nxjerrin produktin në treg nuk paguajë më tatim mbi vlerën e shtuar, që janë terma të definuara në ligj, por paguajnë tatim në 20%, sepse nuk u njihet e rimbursueshme TVSH-ja që kanë paguar fermerët shqiptarë në koston e prodhimit.

Një fermet shqiptar kur nxjerr një produkt në treg ai ka paguar TVSH me 20%, ai ka paguar naftën pjesën e parimbursuar me 20% TVSH, ka paguar serrën me 20%. Paguan inputet bujqësore, se kjo është më e bukura.

Goditja është dhënë në 2022. U hoq 6% e cila ishte TVSH-ja e njohur në blerje dhe vu 10% TVSH për të gjitha inputet bujqësore. Ndërkohë që të gjitha qeveritë në kontekstin e krizës së pandemisë ulën barrën fiskale dhe shtuan subvencionet për bujqësinë, qeveria jonë bëri të kundërtën.

Prandaj është politikë armiqësore. Shtoi 10% TVSH të inputeve, dhe ndërkohë nuk ia njeh të zbritshme tregtarit të që blen. Pra, këta tregtarë që blejnë te fermerët tanë janë të diskriminuar në treg sepse mbi 20% tatim mbi xhiron. Atyre nuk iu intereson më të marrin te fermerët dhe janë adresuar drejt produkteve të importit dhe shumë shpejt pothuajse gjysma e produkteve në marketet tona janë produkte importit, të bulmetit dhe bujqësore, por me trendin që ka shumë shpejt do të jenë 100% produkte të importit. Dhe ky është një katastrofë për prodhimin vendas dhe pa sens.

Në momentin që ke 90% informalitet në tregun e brendshëm në sektorin e bujqëisë, pasoja që sjell ky informalitet janë të pallogaritshme. Ti nuk bën dot as analizë të këtij tregu, nuk bën dot as diagnozën dhe është një pasojë shumë e keqe.

Pasojë tjetër është që po shkatërron konkurrencën, sepse ne konkurrojmë me vendet e rajonit.

Po të shikosh qeveritë e rajonit, në rast se bujqësia merr 100 milionë euro, po marrim për të bërë krahasimin. 70-80 milionë shkojnë për subvencionin e fermerëve, 70-80 milionë shkojnë për subvencionin e fermërëve, 20-30 milionë shkojnë për shpenzime tjera të Ministrisë së Bujqësisë. Tek ne është e kundërta. 80% shkojnë për shpenzime të tjera të Ministrisë së Bujqësisë dhe 20% shkojnë për subvencione direkte për fermerët.

Këto janë treguesit që tregojnë që ne kemi të bëjmë me politika armiqësore. Në momentin që këto politika dëmtojnë produktin vendas, përzenë shqiptairn nga toka e tij dhe të ikë të punojë në Siçili dhe në Greqi nuk mund t’i vësh emër tjetër përveçse politika armiqësore.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here