Rezarta Shkurta shpërthen ndaj portaleve: Do të qesh sepse Ermalin e kam shëndoshë e mirë. Ajo derë do të hapet një ditë…

0
241

Një ditë pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën , dhe 8 të pandehur të tjerë të çështjes “Xibraka”, ka reaguar me një status të fortë në rrjete sociale Rezarta Shkurta.

Këngëtarja e njohur, bashkëshorte e Ermal Hoxhës i referohet lajmeve që janë bërë për të dhe partnerin e saj, në kushtet kur ai ndodhet në burg dhe aktivitetit që ajo bën në jetën e përditshme.

Rezarta përmend disa tituj lajmesh, teksa paralajmëron mediat se do të përballen me përgjegjësi para ligjit për atë që shkruajnë.

REAGIMI I SAJ:

I di si i thonë kësaj historie?
Mirë problemi, po s’të lenë rehat as mizat!
Gjatë këtyre dy vjetëve, kam njohur botën, njerëzit më shume seç kisha mundur t’a bëja për 28 vite jetë. Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre. Pa marrë fare parasysh çfarë ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët. Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” pa marrë parasysh që isha me familjen, apo “Ermali në burg, Rezarta qesh”
Rezarta do qeshë, do shkojë në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendoshë e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë. Dhe për të ja vlen të presësh vitet që më duken ditë, mbase dhe një jetë të tërë!
Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hap luftë sepse kam kuptuar që shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj!
Por tani e tepruat!
Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku më keni bërë me ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here