Berisha sulmon kreun e SPAK: Atyre që besojnë te ai, u them se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë

0
116

ne fjalimin e mbajtur per qytetaret e shumte te mbledhur poshte shtepise se tij, Berisha foli edhe per kreun e SPAK>

‘Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini Dumani me Altin Dumanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës.
Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan.
Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre.
Miqtë e mi!
Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn.
Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore.
Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave.
Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here