Zhupa: Gonxhe, takimin e parë e zhvillon me grabitësit e Butrintit

0
118

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pasi ministri më i ri i qeverisë Rama, Blendi Gonxhe, takimin e parë zyrtar e ka zhvilluar  me koncensionarin e Butrintit, AADF.

Zhupa shprehet se parku arkeologjik dhe amfiteatri i Durrësit do jenë të radhës që AADF do fusi në qasjen ekonomike koncensionare edhe antishqiptare.

Reagimi:

Takimi i parë i ministrit të ri, prezantim sa njëmijë fjalë për ato që na presin me të në krye, një thellim i shkatërrimit të kulturës. Ky postim tregon qartë që:

1- Blendi Gonxhe takimin e parë e bën me koncensionarin e Butrintit, AADF, e cila bëhet gati të marr edhe të tjera. Duke konfirmuar atë që kam thënë orën e parë që doli lajmi që: kjo do të jetë ministria e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.

2-Elva Margariti tashmë nuk fshihet, shfaqet si staf i AADF nga ku kishte marr trecekun e stafit të saj. Ndërsa qëndron në krah të Gonxhes, duke na treguar kështu që modeli shkatërrues i saj do vazhdoj më tej sepse është vullnet i Edi Ramës.

3- Parku arkeologjik dhe amfiteatri i Durrësit do jenë të rradhës që AADF do fusi në qasjen ekonomike koncensionare edhe antishqiptare.

4- Trashëgimia kulturore shqiptare është në rrezik.

Në një vend normal ministri i ri do takonte gjithë specialistët më të mirë shqiptar, studiuesit, arkeologët, restauratorët, historianët, akademikët. Por takon koncensionarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here