Shpopullimi i vendit/ Balliu: Rama njeriu që urren çdo gjë!

0
79

Sekretari i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu i thirrur në emisionin ‘Zonë e lirë’ foli për dramën e viteve të fundit të shqiptarëve, shpopullimin dhe për mënyrën se si Edi Rama dhe njerëzit pranë tij u pasuruan kaq shpejt.

E ndërkohë shton më tej Balliu hajdutët me çizme ndodhen në qeveri SPAK mendon se ka bërë drejtësi duke arrestuar peshqit e vegjël si Alqi Boshllaku.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Një njeri me një urretje për popullin e vet në këtë pikë që urren kaq shumë. Që ky njeri ka qënë 13 vjet Kryetar Bashkie, 13 vjet Kryeministër, 2 vjet Ministër Kulture. Ishte në shtëpi me qira, ka 6000 metra katrorë vilë, kishte 3 milion lekë në bankë tani ka Abi Bank.Tani i ka ndryshuar të gjitha ky këto. Ky është oligark, pronar, biznesmen.

Ky që ishte artist mbylli Galerinë e Arteve. Ky që ishte sportist hoqi fushën e atletikës. Ky ka urretje për çdo gjë. Ky njeri që hiqej si gazetar arrestojë gazetarët. Ndërkohë që ndodhi e gjitha kjo kemi Liderin e opozitës të arrestuar që nuk i lejohet të shkojë në parlament. Ndërkohë hajdutët me  çizme si Ilir Beqja, Olta Xhaçka, bashkëshorti i saj, Edi Rama, Olsi Rama, Erion Veliaj të gjithë këta, Balluku 85% të buxhetit shtetit ska një emision për këtë gruan , 85% të buxhetit të shtetit e menaxhon ajo këta nuk i gjen asgjë.

Dhe SPAK thotë po bëjmë drejtësi se kemi arrestuar një roje parkingu si Alqi Bllako që se njeh askush. Këto janë arsyet pse kemi ngelur 1.5 milionë banorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here