Nga Veliaj te Agaçi/ Rama e kontrollon SPAK-un, nuk i duhet Parlamenti

0
98

Nga Boldnews.al

Gjatë ditëve dhe orëve të fundit ka shpërthyer një lloj “histerie politike”, sipas të cilës Edi Rama po tenton që të kontrollojë Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion nëpërmjet Parlamentit.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, është caktuar në krye të Grupit të Punës për të hartuar planin e atij që quhet “modernizimin e punës së parlamentit”.

Projekti, sipas Shalsit, synon t’i japë Parlamentit rolin që i jep Kushtetuta për monitorimin e punës së Qeverisë dhe institucioneve të pavarura që raportojnë në parlament.

Lulzim Basha, i cili ka nisur të reagojë publikisht vetëm pas “arrestit në shtëpi” të kryedemokratit Sali Berisha, deklaroi se qeveria dhe maxhoranca, me këtë projekt, po tentojnë të vendosin nën kontroll SPAK-un.

Atij iu përgjigj Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali, e cila, me një fjalor hartimi të dalë boje, deklaroi se “Spak-u sot është një ndër arsyet e krenarisë sonë për atë flamur, i cili nuk do të ishte ngritur kurrë në këtë vend, pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.

Ky debat është shterpë dhe duket se shërben më shumë Partisë Socialiste për të faktorizuar Bashën si “opozita reale”.

Thelbi të këtij “debati” është: A do ta vendosë Rama në kontroll SPAK-un nëpërmjet Parlamentit?

Në fakt, pyetja duhet ndryshuar pak më ndryshe: A ka nevojë Rama për Parlamentin që të kontrollojë SPAK-un?

Përgjigja më logjike është “Jo, nuk ka asnjë nevojë!”. Kryeministri Rama, me pushtetin e tij thuajse absolut, e kontrollon SPAK-un, këtë “produkt amerikan”.

Argumentat në mbrojtje të kësaj teze janë të shumtë.

Rama ka lëshuar disa bashkëpunëtorë të tij, për të krijuar bindjen në opinion se ai jo vetëm që nuk e kontrollon SPAK-un, por “viktimat” e Prokurorisë së Posaçme gjenden brenda oborrit të tij

Rama i kërkoi Lefter Kokës të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, me shpresën se ish-lsi-ti i konvertuar në socialist do të shpëtonte nga andrallat e inceneratorëve. Por, Lefteri përfundoi në burg.

Alqi Bllako, i cili, megjithëse nuk kishte qenë asnjëherë socialist, i siguroi Ramës një mandat me votat e “parukerive” të Zall Herrit e zonave përreth, shkoi në burg bashkë me Lefter Kokën për inceneratorët.

Ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj u surgjynos politikisht nga Rama, para se ndaj tij të lëshohej urdhër-arresti nga SPAK-u.

Disa kryebashkiakë, si Fatos Tushe i Lushnjes e Lefter Alla i Bulqizës duken si një “dhuratë” e Ramës për t’i siguruar SPAK-ut disa arritje.

Nga ana tjetër, Rama ka treguar se “nuk lëshon” ose lëshon butësisht disa bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Vangjush Dako “duar-akullorja” është nën arrest për një rast fare banal, ndërkohë që bëmat e tij me betonizimin e Durrësit nuk janë prekur fare nga SPAK-u.

Ilir Beqja i koncesioneve në Shëndetësi, një nga njerëzit më të afërt, shijon i pashqetësuar lirinë, megjithëse dyshohet se ka shpërdoruar qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Disa prej personazheve kyç të aferës së inceneratorëve, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Belinda Balluku, Armando Subashi i Fierit vijojnë të jenë ende shumë pranë Edi Ramës dhe hija e lartë e tij mban larg SPAK-un nga ata individë.

Erion Veliaj, i konsideruar deri më tani si “pasardhës politik” i Ramës forcon gjithnjë e më shumë pushtetin e tij përballë një SPAK-u që nuk guxon as t’i përmend emrin, e jo më të tentojë ta përfshijë në hetime për shumë çështje të kallëzuara në Prokurorinë e Posaçme ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Ka shumë fakte që Edi Rama e kontrollon axhendën e SPAK-ut nga lartësia e pushtetit të tij. A ka njeri të besojë se Rama po përpiqet me një Shals apo një Spiropal të vendosë nën “kontroll” prokurorët specialë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here