Kryemadhi: Buxheti i 2018 ul taksat për oligarkët dhe i rrit për të varfrit

0
120

Lëvizja Socialiste për Integrim është futur në ditën e dytët të diskutimeve me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2018.

Kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi tha se duhet të ketë një rritjen me 2% të GDP-së për varfërinë, pasi ajo që jepet aktualisht nga qeveria për të varfrit është lëmoshë.

“LSI do të ketë prioritet kryesor luftën kundër varfërisë ku në themel do të jetë propozimi ynë për ndihmën ekonomike përreth 80 mijë familje apo mbi 320 mijë qytetarë.

Ne jemi për ndryshim radikal të skemës aktuale që ofron lëmosh dhe jo shans për mbijetesë.

Ne besojmë se mund t’i japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptare nëse fondi i ndihmës ekonomike shkon në 2% të GPS-ë, sot është 0.4 për qind e GBS-së, ose afërsisht 200 mln euro në vit për të ndihmuar shqiptarët, pra 2 dollarë për frymë. Propozimi ynë është më i vogël se sa koncesionet e që Rilindja ka dhënë për shëndetësinë.

Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës dhe ekonomik për të reduktuar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por ka një projekt për të pasuruar oligarkët. Buxheti i 2018-s rrit taksat për 90 për qind të shqiptarëve dhe i ul për oligarkët”, ka deklaruar Kryemadhi.

Me buxhetin e 2018-s qeveria do të shtojë 3-fish taksën e banesës, duke detyruar qytetarët të paguajnë 48 dollarë. Ndërkohë do të çojë në zero taksën për operatorët me 5 yje, që janë sipërmarrje luksi”, ka thënë Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here