Fjalimi/ Shqipëria po shkon drejt humnerës”, Shehu: Popullsia në Gjirokastër ka rënë me 50 %

0
123

Deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha, tha se Shqipëria po shkon drejt humnerës.

Shehu shprehet se nëse doni ta shikoni se çfarë kanë bërë rilindësit në Shqipëri shkoni në Gjirokastër, atje ka rënën popullsia me 50 përqind, në një mijë banorë kemi 14 vdekje dhe 9 lindje.

“Vendi është në një rrezik të madh dhe po shkon drejtë humnerës që po e dërgon ky regjim.

Jam sot me një grupo të madh anëtarësh dhe drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës për të protestuar kundër arrestimit të liderit të opozitës. Ata sjellin frymën, rezistencën, dëshirën dhe vullnetin e banorëve të qarkutë të Gjirokastrës që është shëmbëlltyra e këtij regjimi,

Nëse doni ta shikoni se çfarë kanë bërë rilindësit në Shqipëri shkoni në Gjirokastër, atje ka rënën popullsia me 50 përqind, në një mijë banorë kemi 14 vdekje dhe 9 lindje.

Spitalet e Tepelenës, Përmet janë të mbyllura, spitali i Gjirokastrës pothuajse po mbyllet, shkolla e nDërtuar në Lazarat me fondet e BE jepet me koncension për një kompani private që ta përdorë me depo.

Universiteti po mbyllet, ai universitet që ka një histori të pasur ata kanë frikë nga dija, nga shkenca dhe historia e këtij vendi që po e nëpërkëmbin.”- tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here