Berisha: Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta, ndaj ju sot jeni shumica e kombit

0
97

 

Berisha: Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta, ndaj ju sot jeni shumica e kombit

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen dhe nderimin tim më të pakufishëm.
Shpreh sonte dhe njëherë nderimin më të madh për ju, luftëtarë të vërtetë të lirisë, misionarë të një shërbimi historik për Shqipërinë dhe kombin.
Djem dhe vajza, burra dhe gra të kthesës së madhe, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Çdo ditë, çdo natë që kaloni dhe manifestoni në Rrugën e Shpresës, ju lartësoheni gjithnjë e më shumë, ngjiteni në Olimpin e idealeve më fisnike të njeriut, ngjiteni në Olimpin e idealeve të lirisë.
Ju dëshmoni përkushtimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit të njeriut.
Keni ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, jugu i vendit, keni bërë qindra kilometra dhe me këtë rast dua t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes demokratët e jugut, demokratët shqiptarë kudo ku janë dhe t’i ftoj të ngrihen në këmbë, t’i përgjigjen kësaj ftese të madhe, t’i përgjigjen këtij apeli që buron nga zemrat e mbarë shqiptarëve.
Njëlloj si ju, këtu të bëhemi të gjithë pararendës të Shqipërisë së lirë, të Shqipërisë dinjitoze, të Shqipërisë që meritojnë të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë shqiptarë.
Miqtë e mi, çdo ditë duhet të rikujtojmë së bashku fjalën e Abraham Linkolnit, i cili tha në atë kohë se një njeri i vetëm mund të jetë shumicë.
Dhe ky është një mësim i madh i historisë. Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta.
Shumicë jeni ju!
Sot ju jeni shumica e kombit sepse mbroni me sakrifica dinjitetin tuaj, mbroni lirinë tuaj, mbroni lirinë e shqiptarëve.
A ka mision më të madh se ky? A ka kauzë më të drejtë se sa kjo?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here