Vendimi për Berishën/ Manjani: E vetmja logjikë është hakmarrja politike

0
151

Nga Ylli Manjani:

Që të mbajmë logjikën në punë.

Sali Berisha nuk akuzohet për asnjë vepër penale. Zyrtarisht ndaj Tij nuk ka asnjë akuzë. Megjithatë, si 98% e gjithë të tjerëve sot që janë nën masa sigurie, edhe ndaj Tij është aplikuar një masë sigurie.

Absurditet juridik që vetëm në Shqipërinë me drejtësi post reformë e gjeni.

Nga ana tjetër asnjë dyshim, i arsyeshëm ose jo, nuk sugjeron që Sali Berisha të ketë kryer vepër penale në ushtrimin e detyrës së Tij si Deputet dhe si kryetar i një partie politike. Asnjë dyshim, qoftë dhe periferik nuk sugjeron që nëse Sali Berisha shkon rregullisht në punët e tij, dëmton prova apo shkatërron drejtësinë. E përsëris asnjë dyshim nuk ligjet me detyrat që ai mban sot.

Atëherë përse, mbi ç’ligj e mbi ç’logjikë i ndalohet ushtrimi i mandatit të deputetit dhe detyrat politike që ai mban?!

I vetmi arsyetim që mund të qëndrojë është ndërhyrja politike në punët e kundërshtarit. Ndalimi me çdo kusht i kundërshtarit që të merret me politike.

Ndaj logjika e vetme që mbetet është logjika e hakmarrjes politike. Njerëzit kanë të drejtë të jenë apo jo dakord me ndëshkimin politik të Sali Berishës, por të gjithë biem dakord që është ndëshkim politik.

Vetëm se ndëshkimi politik po bëhet jo me mjet politik.

Mjeti që përdoret, SPAK- u pra, nuk ka lidhje as me ligjin as me drejtësinë e pavarur. Për këtë jam i keqardhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here