“Po i hedhin hi syve shqiptarëve”, Bardhi: Komisioni po mbahet peng nga “pazari” Rama-Basha

0
76

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar në ambientet e Kryesisë dhe kanë penguar zhvillimin e këtij komisioni pasi akuzojnë Bashën dhe besnikët e tij se ka kryer “pazare” me Edi Ramën.

Deputetët demokratë i kanë zënë vendin homologëve socialistë madje edhe deputetëve që të “vulës” që udhëhiqen nga Lulzim Basha.

Gjatë një prononcimi për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se opozita nuk bllokoi komisionin, por ishte mazhoranca që kërkoi t’i hidhte sy qytetarëve.

Bardhi u shpreh se Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision.

Bardhi shtoi gjithashtu se vetëm 7 deputetë të Bashës nuk mund të përfaqësojnë opozitën e cila është në mosbindje civile dhe nuk pranon marrëveshje me Edi Ramën.

“Siç jeni njoftuar ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar që janë në komision me vullnet të mazhorancës që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhur. Qëllimi ishte ti hidhnin hi syve shqiptarëve. Nëse do të donin reformë do të duhet ta kishin përmbyllur gjatë këtyre dy viteve. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin, por mazhoranca ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës, sepse ka si qëllim të bllokojë reformën zgjedhore. Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nuk do përfaqësuesit e opozitës. Opozita do të marrë pjesë, por nuk po lejohet. Opozita do të përmbyllë sa më shpejt, por ajo mbahet e bllokuar nga vullneti i Ramës Janë 50 deputetë të opozitës kanë humbur besimin tek ata që e bllokuan për dy vite. Opozita dëshiron që të mbyllë këtë reformë, por ajo mbahet peng nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here