Berisha: Në dy vite, qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë provë kundër meje! Rama dhe Brava trilluan në mënyrë të turpshme për kullën 64-katëshe

0
84

Ne fjalen e tij para protestuesve, Berisha tha se dy vite më parë u zhvillua një betejë e paparë midis korrupsionit dhe antikorrupsionit të tij.

‘Gjithnjë i hapur, gjithnjë i sinqertë, gjithnjë duke deklaruar se një dokument, një fakt, një provë të vetme po gjetën, Sali Berisha largohet nga politika.
Por ju e patë, se qeveritë më të fuqishme të botës, në dy vite nuk nxorën dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë.
Kurse unë qëndrova në të vërtetën që besoj, qëndrova në mbrojtjen e interesit të tuaj, në mbrojtjen e interesit të këtij vendi, të cilin e duan shumë miqtë, e duan shumë partnerët, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha.
Dje unë fola për Skënderbeun. Vite drite jemi larg prijësit të përjetshëm. Por secili prej nesh ka një copë të shpirtit të tij në shpirtin tonë. Secili nga ne ka një copë të zemrës së tij në zemrën tonë. Secili nga ne ka një grimcë të qëndresës së tij në qëndresën tonë.
Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.
Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.
Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.
Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.
Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here