‘Fajkoi i Ramës tanimë ka dalë hapur, do pazar’

0
119

Nga Luçiano Boçi:

Një “17 Maj” në zemër të janarit! Se pasi i pa hajrin 17 Majit, i përhershmi i marrëveshjeve në dëm të demokratëve ka nxituar të përqafojë përsëri Ramën

Ka zgjedhur janarin dhe momentin kur opozitës i është rrëmbyer çdo e drejtë kushtetuese në ushtrimin e funksionit të saj, kësaj here me qëllimin për t’i vënë drynin opozitës në parlament e për t’i dhënë çdo mundësi mazhorancës që ajo të bëjë çfarë t’i dojë qejfi me Kodin Zgjedhor, por, gjithmonë, për të marrë nga aty, përfitimet e radhës.

Tani jo ca “ndërrmarje” që prodhonin para e interesa si më 17 Maj, por ca “aspra” e ca “vulëra” bashkë me turpin që e ha dhe e shijon si të ishte bakllava me fistikë.

Fajkoi i Ramës tanimë ka dalë hapur. Do pazar, se s’mund të rrijë pa të dh kërkon t’i ngulë thikën e radhës opozitës, sepse lëpihet që Rama ta shpërblejë për shërbimet e çmuara që po i ofron në këto ditë të vështira.

Pasi heshti për ligjin e ndryshuar në mënyrë brutale për Komisionet Hetimore dhe ndryshimin e rregullores, gjuajtësi i fshehur i vezëve dikur ndaj Ramës, po gjuan tani me top, opozitën.  Kërkon ta gjunjëzojë, kërkon ta zhvlerësojë, t’i fshijë asaj aksionin në parlament dhe kërkon t’i trajtojë demokratët si njerëz pa nerv dhe ideale.

Paterica e Ramës ka filluar të marrë krahë tani dhe imagjinon që është duke fluturuar lart!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here