Sot nis sesioni i ri parlamentar, opozita vijon me bllokimin e seancës

0
142

Në një kohë që mazhoranca socialiste mban të bllokuar konstituimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke mos miratuar bashkëkryetarin e propozuar nga ana e Partisë Demokratike, komisioneri shtetëror I zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu bërë apel partive politike që të realizojnë ndryshimet në  legjislacioni  zgjedhor jo më vonë se një vit para datës kur mund të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshe. Në letrën dërguar partive politike, Celibashi bën me dije se bllokimi I reformës mban peng ndarjen e mandateve për të cilën është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese.

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese nr.28, datë 30.06.2021 është vendosur:“Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshëm me Kushtetutën”. Shfuqizimi i kësaj pike të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, krijon një boshllëk në rregullin për shpërndarjen e mandatëve të deputetit të fituara nga një parti, apo koalicion partish pjesëmarrëse në zgjedhje. Në këtë rrethanë çmoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet të vlerësojë mbi nevojën për plotësimin e boshllëkut ligjor të krijuar nga vendimi i mësipërm i Gjykatës Kushtetuese.

 

Referuar aktiviteve të mazhorancës socialiste, e cila në fushatën e zgjedhjeve të shkuara përdori procesin rindërtimit dhe projektetet shtetërore, Celibashi kërkon përmirësim të kuadit ligjor në këtë aspekt.

 

Në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e këtyre raporteve KQZ çmon se ka nevojë për permirësime në kuadrin ligjor zgjedhor aktual në lidhje me këte aspekt, duke:

 

a) përkufizuar qartë dallimin midis një veprimtarie publike institucionale nga ajo zgjedhore;

 

b) përcaktuar kategorite e veprimtarive, apo akteve që institucioneve publike që u ndalohen

 

respektivisht të kryejnë dhe të miratojnë gjatë periudhes parazgjedhore dhe/ose zgjedhore;

 

c) përcaktuar qartë periudhën e ndalimeve, etj.

 

d) përcaktuar kategorite e funksionarëve publik për të cilët mund të ketë ndalime në zhvilimin, apo pjesëmarrjen ne veprimtari publike te caktuara

 

Teksa KQZ ka  rekomanduar zgjerimin e votimit elektronik në disa qarqe, Celibashi shton se për këtë gjë duhet bërë me dije nëse mbështet ky propozim dhe nëse janë fondet e nevojshme jo më vonë se fundi I muajit shkurt. Për votën e emigrantëve, Ilirjan Celibashi  thote se votimi nga jashte nuk do te mund te realizohet nëse Kuvendi i Shqiperise nuk do te plotësoje boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këte votim, te evidentuara nga Gjykata Kushtetuese.  Sipas tij pergatitja per zhvillimin per here te pare te votimit nga jashte kerkon kohe, e cila minimalisht nuk mund te jete me pak se nje vit

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here