Blendi Fevziu: Problemi i Tiranës ndërtimet pa leje! Te kullat ndoshta bëhet pastrim parash

0
116

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur edhe për kullat dhe ndërtimet në Tiranë.

Fevziu tha se kullat nuk janë një problem për kryeqytetin edhe pse pranoi se nëpërmjet tyre pastrohen paratë e krimit.

Sipas moderatorit, problemi kryesor i Tiranës janë ndërtimet pa leje, duke filluar nga zënia e hapësirave midis pallateve të kohës së diktaturës.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Kulla të panumërta po mbijnë në Tiranë Fevzo. 50 mijë banesa janë bosh, siç zbuloi gazetarja Ola Xama. Çfarë janë këto, ‘pastrime’ apo çfarë?

Blendi Fevziu: Edhe mundet, ka deklarata të ndërkombëtarëve. Unë mendoj se qytetin e dëmtojnë ndërtimet pa leje në çdo cep dhe jo kullat.

Ylli Rakipi: Ti e di që në Manhattan ka një vend me kulla dhe në pjesën tjetër të New York banojnë normalisht njerëzit.

Blendi Fevziu: Mendoj se 15 kulla në Tiranë nuk janë ndërtim i keq.

Ylli Rakipi: Shtatë u aprovuan vetëm në dhjetor.

Blendi Fevziu: A ke parë mijëra shtëpi që janë bërë ndërtim pa leje? A ke shëtitur mes pallateve të komunizmit, e ke parë që janë zënë me ndërtime? Janë zënë të gjitha.

Ylli Rakipi: Tani nuk ka fare o Fevzo, Kryetari i Bashkisë mbjell pemë në pyll se nuk ka më vend në qytet.

Blendi Fevziu: Pesë kulla i ka çdo vend. Masakra urbane që ka Tirana, është masakra e secilit atje ku banon. Ke dyert e pallateve të vjetra të mbyllura me hekura.

Ylli Rakipi: Ore bëj edhe 200 kulla po deshe po në një hapësirë normale, jo të mbysësh qendrën.

Blendi Fevziu: Kulla e stadiumit, duam apo nuk duam, që unë kam qenë kundër, nuk mund të thuash që nuk është e bukur si kullë.

Ylli Rakipi: Kur KE raporton se Tirana është nga vendet më të papastërta, vjen edhe nga kjo dendësi. Po flas për qendrën e Tiranës.

Blendi Fevziu: Po të jetë më shumë seç kam bërë unë për të ruajtur pjesën historike të Tiranës… Duhet të shpalleshin zona historike dhe të ruheshin.

Ylli Rakipi: Nuk ka më, është shkatërruar tani.

Blendi Fevziu: Prishja e Teatrit Kombëtar për mua është gabim. Edhe Teatri i ri është gabim.

Ylli Rakipi: Duket se ka shumë para të krimit që po hidhen. Ka politikanë që mendojnë se këto para sjellin zhvillim.

Blendi Fevziu: Jo kjo nuk ndodh në botë. Ndryshe do të ishin Medelini dhe Bogota të zhvilluara.

Ylli Rakpi: Edhe bregdeti kështu po bëhet. Ndërtohen vetëm vila. Është një oligark që i bie bregdetit me jaht tani, një me origjinë nga Kosova, ka ndërtuar hotele dhe shet toka tani. Edhe në kohën e Berishës ky ka qenë.

Blendi Fevziu: Nuk e kam idenë si shiten tokat. Problemi i pronës është histori e pazgjidhur në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here