Shpopullimi, sociologu Tushi ngre alarmin: Po krijohet një shoqëri me flokë të thinjura

0
200

Sociologu Gëzim Tushi, referuar raportit të fundit të INSTAT, ka folur për shpopullimin në vendin tonë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Tushi tha se disa faktorë që kanë ndikuar në mplakjen e popullsisë janë ndryshimet ekonomike dhe ato politike.

Gëzim Tushi: Fenomeni i rrudhjes i  plakjes së popullsisë është nëj dukuri që ka filluar pas viteve ’90. Para viteve ’90 ne kemi qenë popullsia më e re e Europës.  Pas viteve ’90  kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha. Ndryshimet ekonomike, politike do të pasqyroheshin doemos në ndryshime demokrafike. Po ashtu kanë ndodhur dhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë më strukturën e familjes.

Ndër të tjera ai tha se një faktor tjetër është se çiftet e reja nuk kanë prioritet fëmijët, gjë e cila çon në plakjen e popullsisë.

Gëzim Tushi: Tashmë duket se fëmijët nuk janë më prioritetit i çifteve të reja. Ata kanë disa prioritete të tjera siç janë paraja, karriera, suksesi të cilat kanë bërë që të reduktohet numri i fëmijëve. Kjo po sjellë plakjen e popullsisë. Unë gjithmonë them se  shoqëria shqiptare po prish balancat midis moshës së vjetër dhe moshës së re. Duket se po krijohet një shoqëri me flokë të thinjura ku numri i të moshuarve po rritet.

Nuk kemi vetëm problem demografik, që ka të bëjë me plakjen e popullsisë dhe me rudhjen e popullsisë, por është dhe ekonomik e social.

Sipas Tushit, faktor tjetër që ndikon në mplakjen e popullsisë është edhe emigracioni masiv.

Gëzim TushiShqetësues është fakti se edhe pas 30 vitesh vazhdojmë të kemi emigracion të pandërprerë.

Zhgënjimi i njerëzve, mungesa e shpresës, dëshpërimi, papunësia, varfëria, treguesit e kriminalitetit,. të gjitha këto kanë krijuar një situatë dëshpëruese  që bëjnë njerëzit të largohen nga vendi.

Niveli i papunësisë te të rinjtë në shoqërinë shqiptare është më i larti.

Unë mendoj se gjëja e parë që kërkon shoqëria shqiptare është që pjesa politike dhe ata që kanë përgjegjësipër këtë vend, duhet të gjejnë ilaçin për të zhdukur këtë sëmundje patologjike, e pandalshme për shoqërinë, që po e mplak e po e rudh shoqërinë shqiptare.

Ai është ndalur dhe tek shëndetësia, ku tha se largimi i mjekëve dhe infermierëve po i bën një dëm shumë të madh sistemit shëndetësor.

Gëzim Tushi:  Besoj se shëndetësia është sektori që po e ndjen më shumë goditjen nga ky emigracioni artificial i kohëve të fundit. Largimi i mjekëve dhe inferimerëve, po i bën një dëm shumë të madh sistemit shëndetësor. Nëse do të vazhdojë me këto rrjedhje kaq të fuqishme dhe me këto largime kaq masive të trurit të mjekësisë, do të thotë se mjekësia do të jetë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here