Shtëpia e Bardhë “rrethohet” nga protestuesit pro Palestinës

0
96

Vijojnë protestat në mbështetje të Palestinës në mbarë globin, kjo edhe për shkak të dhunës ekstreme që është duke u ushtruar nga ushtria izraelite ndaj popullit palestinez në Gaza.

Qindra protestues pro Gazës u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë pas protestës së madhe që u zhvillua pasditen e së shtunës në Uashington.

Dhjetëra flamuj palestinezë u valëviten jashtë rezidencës së presidentit amerikan, me pjesëmarrësit që bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe mundësimin e ndihmave për civilët.

Një protestë e ngjashme, por me numra shumë të mëdhenj pjesëmarrësish u mbajt dhe në rrugët e Londrës, e cila u shoqërua nën masa shumë të rrepta sigurie.

Sipas organizatorëve, më shumë se 200 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin britanik me apelin e vetëm “Palestina e Lirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here