Fluksi’ i turistëve apo fluksi i parave të pista

0
79

Nga Avni Nezaj

Një shtet i vogël në Ballkan ,që e ka emrin Shqipëri, ka forcuar lekun e saj dhe ka bere që monedha euro të humbasë më shumë se 10 për qind të vlerës së saj në këmbim me lekun vitin e fundit. Leku, një ‘superfuqi’, do thoshte kreu i qeverisë ose lideri global i rilindjes.

Një vlerësim të tillë për lekun, analistët që mbështesin qeverinë, e justifikojnë me shtrëngim surrati dhe pa asnjë rrudhe gënjeshtre ne fytyrë. Ata paraqesin turizmin si shpellën nga po vjen ky fresk mirëqenie për shqiptarët dhe ky forcim i parasë. Paraqesin pa pikë mëdyshje edhe investimet e huaja si shumë domethënëse.

Analistët që kanë mbetur pak, që kritikojnë qeverinë pasi ka funksionuar pushteti i sponsorizimit seleksionues alla – incenerator, thonë se forcimi i lekut ka ardhur si pasojë e parave të pista që kanë hyrë në vend e që po investohen sidomos në ndërtim, por edhe në shërbime të ndryshme ndaj qytetarëve dhe që që janë sektorë që krijojnë mundësitë më të mëdha që paratë të shpërlahen e pas pak kohe të futen në tregun financiar si investime serioze

T’i marrim me radhë

Fluks turistësh. Ku ishin se nuk i shikuam? Për Çfarë turistësh bën fjale qeveria. Për shqiptarët që vijnë në shtëpitë e tyre. Për shqiptarët e Kosovës që vijnë edhe ata në shtëpitë e tyre. Se të huaj kishte një 100 mijë franceze, 100 mijë polakë, 100 ukrainas të ikur nga lufta, disa mijëra nga Afganistani nëse i llogarisim edhe këta se jetojnë në breget, nga Moldavia kanë ardhur disa avionë. Gjermanët dhe Italianet kalojnë tranzit nëpër Shqipëri e i turren Greqisë, Turqisë dhe Egjiptit. Por edhe këta numërohen. Me mijëra avionë kalojnë mbi qiellin shqiptar, por edhe këta duhet të jenë numëruar nga Kumbaro dhe kumbarët e një mashtrimi të tillë hiperbolik. 10 milionë turistët me ngjajnë më 1 milionë pemët e Veliajt në Tiranë. Këta të gjithë mashtrojnë.

Investimet e huaja!!

Investimet e huaja janë në nivelin më të ulët që nga çlirimi i Shqipërisë nga epoka e ndritur e komunizmit të etërve. Biles edhe kooperativat e agrumeve apo fruta-perimeve që donte të ndërtonte qeveria, bashkë me akademinë e lartë të çobanëve, kanë dështuar me sukses. Investime te huaja janë vetëm blerjet e ndonjë apartamenti nga ndonjë pensionit italian që i kushton më lirë të ushqehet këndej detit se andej detit.

Po se desh harrova, investim i huaj është edhe prezenca e përhershme e dy anijeve gjenerator në Vlorë për të cilat shqiptarët vetëm paguajnë. Edhe qiraja e majme e satelitëve është investim serioz, të mos harrojmë. Por për të qenë i sinqertë investimet në ndërtim janë vërtetë të huaja, nga banka serioze, shoqëri aksionere pa adresa, grupe interesash qe ngjajnë me ndërtimet e shndritshme të inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tirane.

Pra as fluksi i turistëve, e as fluksi i investimeve nuk ka ndikuar në fluksin e madh te eurove. Këtë e ka sjellë paraja informale nga e cila përfitojnë ata që shkelin ligjin.

Por për të mbuluar me çarçaf plazhi fluksin e parasë së piste qeveria shpik flukse aty ku s’ka pasur kurrë. Sidomos gjatë qeverisjes së “Rilindjes”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here