Vrasja e Gëzim Sinomatit në Vlorë, shoqërohen 10 persona, ja çfarë dyshohet

0
105

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua me armë zjarri 23 vjeçari Gëzim Sinomati.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Hajro Çakërri’, rreth orës 22:00, ndërsa deri më tani ende nuk dihet se kush janë autorët. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë më shumë se një, dhe krimi ka qënë i mirëmenduar.

Mësohet se lidhur me ngjarjen, deri më tani janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje 10 persona që dyshohet se janë përfshirë në atentatin mafioz.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se Gëzim Sinomati është ekzekutuar për hakmarrje. Një tjetër pistë që po hetohet janë dhe konfliktet e mundshme që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here