Vendimi i KAS për Hajdarin, Maliqi: Tregon se institucionet janë totalisht të kapura

0
93

Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se vendimi i fundit i KAS që nuk i hoqi mandatin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdarit, tregon se ku ndodhen institucionet e shtetit të kapura totalisht, bashkë me drejtësinë.

Ai shtoi se Celibashi është miku i Salillarit dhe bëri që të dërgohej për hetim të thelluar dhe që ta rrëmbenin këtë mandat duke ndërruar kutitë.

“Vendimi i fundit i KAS tregon se ku ndodhen institucionet e shtetit të kapura totalisht, bashkë me drejtësinë. Beteja për Kuçovën u bë ping-pong për 8 muaj. Vendimi i KAS ishte përsëri një patate e nxehte për t’ia dërguar sërish topin Celibashit i cili është pjesë e kapjes së shtetit dhe kësaj loje në vend. Çështja e Kuçovës është thënë nga institucionet ndërkombëtare se ka pasur krim zgjedhor në shkallë vendi, ku bandat me urdhër të Blendi Çuçit dhe në bashkëpunim me oligarkun Salillari duke bërë veprime kriminale në favor të partisë. Kemi pasur përplasje në Kuçovë pa fund ndër Hajdari ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit dhe duhet ta linte mandatin direkt. Celibashi është miku i Salillarit dhe bëri që të dërgohej për hetim të thelluar dhe që ta rrëmbenin këtë mandat duke ndërruar kutitë. Nuk pres gjë nga drejtësia, edhe pse Hajdarin ka plot tendera. Është një vjedhje masive oligarkë dhe politikë”, tha Maliqi në një intervistë për Ora News.

“Kemi pasur përplasje në Kuçovë pa fund ndër Hajdari ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit dhe duhet ta linte mandatin direkt. Celibashi është miku i Salillarit dhe bëri që të dërgohej për hetim të thelluar dhe që ta rrëmbenin këtë mandat duke ndërruar kutitë. Nuk pres gjë nga drejtësia, edhe pse Hajdarin ka plot tendera. Është një vjedhje masive oligarkë dhe politikë”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here