Avokati: Mbi 11 mijë të vrarë për pronat në Shqipëri që nga viti 1991

0
115

Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur alarmin që nga viti 1991 e deri më tani në Shqipëri janë shënuar mbi 11 mijë të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë.

Duke folur në Euronews Albania, avokati tha se një faktor kryesor se përse ka ende konflikte për pronat janë edhe institucionet shqiptare.

“Sot në Shqipëri krim brenda familjes për shkak të pronave, apo edhe jashtë familjes te bashkëfshatarëve apo njerëz të tjerë me njëri-tjetrin, ka shkuar numri mbi 11 mijë viktima për shkak të konflikteve të pronave. Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pushtues që ka kaluar në këtë vend. Kjo është një kambanë alarmi.

Kanë faje edhe institucionet shqiptare, sepse i fusin vetë në konflikt shqiptarët sa u takon çështjeve të pronave, sepse konfliktet janë të hapura. Sidomos kjo në zonat bregdetare ku konfliktet janë të ndezura dhe nuk i dihet në të ardhmen sa krime do ketë”,-tha avokati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here