Helmimi në mitingun e PD, prokuroria ‘përplasje’ me policinë për veprën penale. Çfarë ka ndodhur

0
152

Ndërsa kanë kaluar 3 ditë nga incidenti në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PD-së prokuroria dhe policia enden uk po bien dakord për veprën penale të konsumuar me helmimin e mbi 100 personave pjesëmarrës.

 

 

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve tha për “BalkanWeb” prokuroria zyrtarisht e ka regjistruar ngjarjen për “pengim të subjekteve zgjedhore”. Pra, qartësisht duke akuzuar një palë të dytë për helmimin me marrje mendsh, të vjella, djegie e rritim sysh, e marrje fryme të dhjetëra mbështetësve të PD-së.

Por në anën tjetër policia e ka referuar ngjarjen për veprën penale “të ndotjes së ajrit”. Në bulevard u lënduan 140 persona mes tyre dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Të gjithë ishin pjesëmarrës në mitingun hapës të fushatës së PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here