Portugezi Ruben Saraiva lihet në burg si ekzekutor i Ardian Nikulajt, zbulohet dëshmia e 28-vjeçarit në gjykatë

0
131

Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Ai dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.

‘Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri! Jam njohur nga mediat me akuzat’- mësohet të ketë deklaruar Saraiva në sallën e gjyqit.
Ruben Saraiva, 28 vjeç, u arrestua në maj të këtij viti në Marok, dhe në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë.

Të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Për kryerjen e kësaj vrasje, Edmond Haxhia mori një armatë të tërë bashkëpunëtorësh të huaj, të cilët për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

Më 4 dhjetor u ezkeutua me breshëri plumbash, Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here