Jamarbër Malltezi nxjerr gabimet skandaloze në padinë e Ballës për tokën e ish-kompleksit “Partizani”

0
140

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi publikoi edhe një tjetër skandal nga kallëzimi i rremë i Taulant Ballës për çështjen e kompleksit Partizani.

Në padinë e rreme, Taulant Balla shkruan se pronarët e tokës ku ishin ngritur kompleksi, janë shpronësuar nga Italia fashiste.

Ndërkohë Malltezi tregon edhe një tjetër skandal në padinë e Ballës.

 

Në kallëzimin e rremë, ai shkruan se mëkëmbësi i mbretit Jakomoni, quhet Jako Mane.

“HUMOR nga TUALETI i PS dhe i gjithë vendit: Mëkëmbësin e mbretit Jakomoni e quan Jako Mane!!! Dhe firma sa gjithë faqja.

 

Bën kallëzim të rremë pa teklif se prokurorët i ka për letër higjienike që kanë konfirmuar kallëzimin e rremë e nuk guxojnë të zbatojnë ligjin. Tualeti edhe kur gënjen, nuk ia ka idenë për çfarë flet. Ky na qenka DOKTOR i SHKENCAVE!

 

Kaq pisa politikë i ka bërë edhe komisarët politikë servilë në SPAK-GJKKO. Palaço,” shkruan Malltezi.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here