“Shpërblimi i pronarëve nga Italia, mashtrim i Ballës’/ Berisha: Ja e vërteta e rekuizimit të ‘Klubit Partizani’

0
117

I ftuar në A Show me Adi Krastën në syritv, kryedemokrati Sali Berisha foli për veprimet antiligjore të SPAK, ku me urdhër të kryeministrit Edi Rama, kërkojnë nesër arrestin e shtëpisë për liderin e opozitës.

Berisha u kthye pas në kohë, duke iu referuar kallëzimit penal të depozituar nga Taulant Balla në 1 dhjetor 2020, që sipas kryedemokratit është absolutisht i rremë pasi pretendimi se territori i Klubit Partizani u privatizua në një kohë kur këta pronarë ishin shpërblyer nga Italia që kishte privatizuar këtë terren për të ndërtuar aeroportin është një mashtrim fund e krye.

Duke folur për rekuizimin e kësaj prone, Berisha sqaroi se ka 2 dekrete, dekretin e parë në 1942 ku thuhet se kjo pronë vihet në rekuizim dhe pushtim, si dhe dekretin e dytë në qershor të vitit 1943 ku thuhet se zgjatet edhe 6 muaj rekuizita.

Krasta: Është ai çasti kur ju mund ti shkoni kësaj çështje me 19 elemente që janë të deklaruara publikisht dhe t’ja tregoni publikut shqiptar në 360 gradë këtë ngjarje. A mund të fillojmë ne zgjatjen e rekuizimit në raport me qershorin 1943?

Berisha: Ata që na dëgjojnë duhet ta dinë se kjo dosje fillon me dorëzimin nga Taulant Balla në 1 dhjetor 2020 në Skap kallëzimin penal absolutisht në rremë. Taulant Balla thotë se territori i Klubit Partizani u privatizua në një kohë kur këta pronarë ishin shpërblyer nga Italia që kishte privatizuar këtë terren për të ndërtuar aeroportin. Ky ishte një mashtrim fund e krye. Cila ishte e vërteta e kësaj toke me autoritetet italiane. Autoritetet italiane me 2 dekrete faktohet se kanë bërë rekuizimin dhe pushtim, që do të thotë ty të bllokohet toka përkohësisht dhe nuk është shpronësim. Po u shpronësua toka ajo bëhet pronë e autoriteteve italiane dhe mbetet pronë e shteti italian sepse ai ka respektuar Konventën e Vienës. Rekuizim do të thotë bllokim i përkohshëm. Ke 2 dekrete, ke dekretin e parë në 1942 ku thuhet se kjo vihet në rekuizim dhe pushtim dhe ke dekretin e dytë në qershor të vitit 1943 ku thuhet se zgjatet edhe 6 muaj rekuizita. Italianët brenda 3 muajve ikën, pra nuk ka qënë kurrë e shpronësuar. Mbi këtë bazë ka dokumenta të tjerë që pronarët kanë zhvilluar gjyqe me ndarje me gjykatë me njëri tjetrin të pronave të tyre sepse pronat ishin të tyre shteti italian nuk i shpronësoi ato, ashtu siç shpronësoi janë dekretet e territorit ku u ndërtua aeroporti dhe rekuizita u vendos me qëllimin që do të zgjerohej aeroporti aeroporti nuk u zgjerua mbeti në ato përmasa. Ky brez, brezi i tokave të tyre është i katërti, ka dhe një brez tjetër të tretë që është rekuizuar, i pari dhe i dyti është shpronësuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here