Zbulohen sms të reja nga gjyqtari Çobo: “Në jetë të tjera duam dhe të tjera kemi”, “sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror”

0
129

Të tjera mesazhe erotike e deri diku filozofike janë zbardhur nga lista e gjatë e SMS-ve që gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo i dërgonte gruas 32-vjeçare që kishte palë në procesin e divorcit.

Mesazhet ndërkohë janë komentuar gjerësisht me ironi edhe rrjetet sociale.

I lexoni më poshtë:

Ende s’jam investuar në dobinë tuaj.. Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj-do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe..do të flasim!! Ok.

Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “Komunitet “ që në aspektin intelektual demostrojnë DEFICENCSË!!! Shtetas të quajtur Y.T (babai i kallëzuese), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se njoh … Gjithsesi do komunikojmë gjykoj…Si mendon?/ Ok??

Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që e njoh progres –kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Kurani shprehet se ‘Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Unë konstatova se –“sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar.. do më falësh 100 herë por “modestia “e tepruar është veti e njeriut “Naiv” (budalla)..për atë performancë që ke duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mos injoro CV-in tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehine se …”Miqësia shndërrohet në dashuri , ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se., Në jetë të tjera duam, të tjerë na duan dhe të tjera kemi”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here