Dy buxhete, 7 minuta votim dhe vjedhja Rama- Veliaj marshon!

0
158
Nga Petrit Vasili:
Buxheti i shtetit pra mbi 7 miliard euro u votua ne Kuvend nga Rama dhe deputetet e tij te depersonalizuar ne 5 minuta.
Buxheti i Bashkise se Tiranes, me i madhi i ndonje bashkie me mbi 330 milion euro u votua ne 2 minuta ne Keshillin Bashkiak nga delenxhinjte rilindas.
Per 7 minuta Rama voton parate e taksave te sakrifices dhe mundit te qindra mijra shqiptareve.
Per 7 minuta Rama voton thesin e parave, qe do shperdoroje e vjedhe sikurse kane bere per 10 vite rresht.
Keta buxhete ata i konsiderojne prone te tyre dhe jo te qytetareve.
Asnje shqiptar nuk mori asnje lajm.te mire nga keto buxhete pervecse vazhdimit te vjedhjes me inceneratore, koncesione dhe tendera.
Nuk po guxojne dot te thone qe keshtu ndodh ne te gjithe boten sepse askund nuk miratohen dy buxhetet me te medha per 7 min.
Marshimi i vjedhjes nuk pranon debatin sepse vjedhja pastaj del sheshit.
Sigurisht qe Rama dhe Veliaj si dy kryehajdute nuk mund qe te lejojne te diskutohen buxhetet.
Rama se bashku me delenxhinjte perqark vetes s’mund te shpjegoje dot se pse Qeveria e Kurtit me Kosove ndan 100 euro per vitin e ri per pensionistet dhe femijet, ndersa Rama me pak se 50 euro vetem per pensionistet.
Viti 2024 eshte per Ramen dhe Veliajn vazhdimi i vjedhjes dhe kjo eshte kartolina e tyre per shqiptaret.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here