SPAK i Ramës dhe GIJOTINA e Robespierit

0
265

Nga Luçiano Boçi

Ka kohë që SPAK me veprimet politike e mosveprimet e tij ligjore, po i vë vulën kohës që po jetojmë. Dikush flet për fundin e pandëshkueshmërisë, dikush për një rend të ri drejtësie e dikush për një Shqipëri nën reforma. Kjo është pjesa e propagandës, ajo që shitet dhe ajo me të cilën ushqehet sot publiku.

Ndërsa e vërteta është mjegulluar, kamufluar e me siguri ajo gjendet diku larg. Pikëpyetja që ngrihet sot më shumë se kurrë është së çfarë është drejtësia sot? Drejtësia është baraz dënim dhe ndëshkim i verbër, hakmarrës apo është proces i vendosjes së saj? Çfarë është SPAK, në kuptimin e krjimit të tij? U krijua si domosdoshmëri e natyrshme e evoluimit të shoqërisë në raport me të drejtën, apo u poll nga politika si mekanizëm pushteti dhe “terrori” politik?

SPAK tek e fundit është insitucion apo është detashment? Është organ ndëshkimor politik, apo akuzues ligjor? Parë nga brenda, procesi i krijimit të SPAK rezulton me njëanshmëri politike dhe po të nisemi nga momenti i vetëm i sinqertë i një mashtruesi kronik siç është Rama, SPAK rezulton të jetë pjellë e PS. Mjafton kjo për të kuptuar dhe përgjigjet e pyetjeve të tjera shoqëruar me fakte.

Ramës i duhej një “gijotinë” për sundimin e tij dhe projekti i nisur nga 2013 ka marrë formë dhe po jep frutet. Ëndrra e tij hakmarrëse për të eleminuar Berishën dhe PD po tentohet. E në këtë situatë “gjykata revolucionare” e modelit të Robespierit e pse jo “gjykata popullore” e Hoxhës, me synim elemenimin e kundër-revolucionarëve, thënë ndryshe e kundër-rilindasve, po vepron. SPAK në rastin Berisha, kërkon të tregojë forcën e pushtetit, duke tejkaluar parlamentin e kushtetutën e duke ngritur hetime politike ndaj kundërshtarëve të regjimit me qëllim gijotinimin e tyre.

Rastet e bashkëpunëtorëve të vet ku selektimi është evident, përforcojnë bindjen e formatimit të SPAK nga Rama si një organ ndëshkimor. Dhe e gjitha mbulohet me retorikën e drejtësisë së re dhe fundit të pandëshkueshmërisë , retorikë që në thelb transmeton revanshin politik. Për kundër argument, sahanlëpirësit afër Ramës shpërndajnë lajmin që dhe Rama e ka rradhën në SPAK. Nuk është fakt dhe dëshirë, por intuitë për fundit e rrugës së cilës i është futur Rama.

Megjithëse Rama mbart mbi vete një sëre penalitetesh të lidhura me abuzime spektakolare kriminale ai sot ndjehet i qetë dhe duket i pashqetësuar. SPAK sot nuk guxon t’ia përmendë emrin. E megjithatë historia është kokëforte. Ajo përsërit veten. Robespieri “mbreti i terrorit” dhe pasionant i gijotinës përfundoi vetë në gijotinë. Emri i tij është i lidhur ngushtë me Revolucionin Francez.

Jakobini avokat Robespier ishte frymëzuesi dhe ideuesi i “regjimit të terrorit” 1793-1794. Orator i zoti dhe avokat i lindur, ai me iniciativën e vullnetin e tij shkoi në gijotinë pothuaj të gjithë kundërshtarët e tij politikë dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, në emër të drejtësisë. I pajisur me një maskë pafajësie e hipokrizie, ai fliste me pasion për barazinë, lirinë dhe vëllazërinë. Por mbi të gjitha ai dashuronte gijotinën, thënë ndryshe hakmarrjen. U tundua kaq shumë nga hakmarrja, brenda së cilës jetoi ekstazën e revolucionit, sa që në fund ra vetë pre e saj.

U ekzekutua me shumë qejf po në gijotinë nga bashkëpunëtorët e kundërshtarët e tij. Në një mënyrë ai është pararendësi më tipik i diktarurave moderne e jo moderne që vrasin e burgosin nën okelion e lirisë dhe drejtësisë. Ai mishëron fatin e të gjithë autokratëve që mbjellin vdekje në emër të jetës, që instalojnë padrejtësi, duke bërtitur drejtësi, që duan të eleminojnë kundërshtarin në emër të paqjes politike.

Fundi i tyre është “gijotina”nga vetë pjella e tyre dhe mbështetësit e vet. Fati i gijotinës e tërheq instiktivisht dhe Ramën si tundim ndaj thanatosit dhe si finalitet i regjimit të tij tragjiko-komik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here