Detajet nga vrasja në burgun e Peqinit/ Vasili: Deputetët kontrollohen me skaner e kamera, të burgosurit jo, se i duhen qeverisë !

0
238

Pas detajeve nga ngjarja tronditëse në burgun e Peqinit ku një i burgosur humbi jetën dhe nje tjetër mbeti i plagosur pas sulmit me armë, u mësua po ashtu se skaneri i burgut kishte disa kohë që nuk punonte, madje kamerat e sigurisë nuk regjistronin pamje filmike. Lidhur me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe nënkryetari i PL Petrit Vasili i cili shkruan se deputetët kontrollohen me skaner e kamera në Kuvend, ndërsa kriminelët në burgje jo pasi këta të fundit i duhen qeverisë.

Postimi i plotë:

Deputet kontrollohen me skaner e kamera, te burgosurit jo!

Skaneri i burgut te Peqinit nuk punon, skaneri i Kuvendit po!?

Ne qeverisjen e Edi Rames skaneri ne burgun  e sigurise se larte ne Peqin nuk punon.Nuk punojne as kamerat.

Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise punojne skaneri dhe kamerat.

Te burgosurit s’ka nevoje te kontrollohen se i duhen qeverise.

Ndersa deputet e opozites kontrollohen me skanera dhe filmohen me njeqind kamera dhe tre qind gardiste.

Çfare qeverie turpi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here